
Masakrohen 22 kuaj se pinë ujë te komshiu – pronari shpërthen në lot
Një ngjarje tronditëse u shënua pak ditë më parë në zonën e Llogarasë, pranë “Gropave të Pirit”, ku 22 kuaj të egër u qëlluan me armë gjahu. Ngjarja shkaktoi tmerr kolektiv dhe zemërim në komunitet!
Pronari i kuajve Ksenofon Konomi ka folur publikisht duke deklaruar me lot në sy se me këta kuaj mbante familjen.
“Ato kishin 8 vite atje dhe s’i kishte ngrënë një kafshë e egër. Nga doli kjo kafshë me plumb në gojë. Zoti qoftë dëshmitar! Ushqehesha… 5 kuintal ujë që ka pas lera në fund atje më mori në qafë…”
Sipas raporteve, katër kuaj ngordhën menjëherë, ndërsa të tjerët u shpërndanë dhe po fshihen në pyje; disa ndër ta janë plagosur dhe janë në nevojë urgjente për ndihmë veterinare.
Policia ka proceduar në gjendje të lirë autorin e vrasjes së kafshëve, një 55-vjeçar nga Orikumi.