
Mascherano: PSG-ja ka shumë cilësi
30 qershor 2025
| 12:19
Inter Miami u eliminua nga Botërori i Klubeve pas humbjes në përballje me PSG-në. Trajneri Javier Mascherano e pranon se kampionët e Evropës kanë shumë cilësi.
“Ata janë një skuadër e madhe. Për momentin kanë shumë cilësi dhe një trajner të madh, të shohim sa do të zgjasë. Leo Messi? Mendoj se zhvilloi një ndeshje të mirë, me aq pak raste sa kishim. Luajtëm më shumë me kundërsulme në pjesën e dytë. Edhe pse është 38 vjeç, për mua është një nder të jem trajner i rij. Kundër një ekipi si PSG, me këtë nivel që ata kanë, është e vështirë edhe për Messin”, u shpreh Mascherano.