
MASh: Mësim online në katër shkollat e Gazi Babës, për shkak të zjarrit në Trubarevë
14 shtator 2025
| 17:50
Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se mësimi në shkollat fillore “Krum Toshev”, “Njegosh”, “Vera Jociq”” dhe “Naum Naumovski Borçe” në Komunën e Gazi Babës, nga e hëna, 15 shtator deri të premten, 19 shtator, do të zhvillohet pa praninë fizike të nxënësve në shkolla, por online.
Ky vendim vjen për shkak të zjarrit në Trubarevë, Komuna e Gazi Babës dhe rekomandimeve të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit Jetësor.
“Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar shkollat që të organizojnë mësimin në përputhje me kushtet e krijuara rishtazi”, theksohet në komunikatën e MASH-it.