MAShT-i heq dilemat për mbylljen e universiteteve publike

14 shkurt 2019 | 22:52

Valmir Gashi, i cili është këshilltar politik i ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyçi, përmes rrjetit social “Facebook”, ka sqaruar opinionin e gjërë se MASHT-i nuk do ta mbyll asnjë universitet publik në Kosovë dhe ka hedhur poshtë zërat se ministri Bytyqi e ka këtë qëllim.

Postimi i plotë i Gashit:

Me qëllim të një sqarimi sa më të mirë për opinionin, lidhur me raportin për qëndrueshmërinë e universiteteve publike, një temë e mbyllur tashmë, mirëpo që vazhdon kohe pas kohe te riaktualizohet për arsye të cilat nuk i kemi të qarta, madje edhe duke u interpretuar në menyrë jo të drejtë, është mirë të kuptohet se:

Ministri Bytyqi në asnjë moment nuk është deklaruar për mbylljen e asnjë universiteti në Kosovë.

Raporti për të cilin po flitet ka gati një vit që është mbyllur nga ana e Ministrisë, i njejti është bërë nga ekspertë për nevoja të brendshme, ndërsa veprimet tjera janë përtej politikave të Ministrisë.

Ministri Bytyqi ka qenë dhe mbetet i përkushtuar të ndihmoj në zhvillimin dhe qëndrueshmerinë e të gjitha institucioneve të arsimit të lartë publik dhe privat.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me ndeshjen Trepça - Vëllaznimi fillon xhiroja e 16-të e…