
MASHT-i shpall konkurs për mbështetje financiare për studentët elitarë
Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërije Nagavci ka bërë të ditur se është shpall konkursi për mbështetje financiare për pesë skema bursash për vitin akademik 2025/2026 për studentët e universiteteve publike në Kosovë dhe ato jashtë vendit.
Njoftimi i plotë i Nagavcit:
Edhe më shumë mbështetje për studentët tanë
Kemi shpallur sot konkursin për mbështetje financiare për pesë skema bursash për vitin akademik 2025/2026 për studentët e universiteteve publike në Kosovë dhe ato jashtë vendit.
1. Bursa për studimet jashtë vendit (niveli bachelor) – 5,000 euro për studentët kosovarë që studiojnë në Top 100 universitetet botërore sipas “Times Higher Education”.
2. Bursa për studimet jashtë vendit (niveli master) –7,000 euro për studentët që vijojnë studime master në Top 200 universitetet botërore sipas “Times Higher Education”.
3. Bursa për studentet në fushat STEM – 1,000 euro në vit për vajzat/gra në programet e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës në universitetet publike të Kosovës.
4. Bursa elitare për studentët në universitetet publike – Për studentët e nivelit bachelor dhe master si dhe mbështetje për studentët me aftësi të kufizuara.
5. Bursa për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian – 1,000 euro për studentët që regjistrohen për herë të parë në vitin e parë (bachelor) në universitetet publike të Kosovës.
Aplikimi bëhet përmes platformës e-Kosova. Konkursi për të gjitha skemat është i hapur nga 3 tetor deri më 18 tetor 2025, ora 16:00.
Mos e humbisni këtë mundësi për të investuar në të ardhmen tuaj!
Suksese!