MAShTI nënshkruan dy aneks marreveshje për vazhdimin e punimeve të objekteve për çerdhe

28 tetor 2023 | 08:13

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka nënshkruar sot dy aneks marrëveshje për vazhdimin e punimeve të objekteve për çerdhe. Aneks marrëveshjet u nënshkruan me kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

Qëllimi i nënshkrimit të këtyre aneks marrëveshjeve është realizimi i projektit “Ndërtimi i objektit të institucionit në nivelin parashkollor”, si dhe përcaktimi i obligimeve të MAShTI-it dhe komunave respektive, për realizimin e këtij projekti.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci me këtë rast ka thënë se, mirëpret gatishmërinë e komunave për bashkëpunim në rregullimin e infrastrukturës fizike, për përfshirje sa më të gjerë të fëmijëve në arsimin parashkollor.

Ministrja Nagavci po ashtu foli për avancimin e politikave arsimore, për çka ftoi kryetarët e komunave që të japin kontributin e tyre, në përputhje me kompetencat që kanë komunat në arsimin publik në nivelin parauniversitar.

Kryetari Muhaxheri dhe kryetari Aliu diskutuan për gjendjen e përgjithshme në arsim në komunat të cilat ata i drejtojnë, me theks krijimin e kushteve moderne për mësim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banorët e Gazës janë pa qasje në internet dhe në…