Mashtrimet me subvencione, Ministria e Bujqësisë përballet me mungesë stafi pas arrestimit të 50 zyrtarëve

19 dhjetor 2021 | 00:03

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se janë duke u përballur me mungesë të zyrtarëve, pasi që një numër i madh i tyre janë arrestuar gjatë aksionit “Subvencioni 2021”.

Prokuroria së bashku me Policinë e Kosovës gjatë vitit 2021 kanë arrestuar rreth 50 zyrtarë të drejtorive të bujqësisë nëpër komuna, të cilët dyshohen se kanë bërë mashtrime me subvencione.

“Ne po përballemi me mungesë të stafit pasi është një numër i madh i atyre zyrtarëve që janë arrestuar për pretendimet e prokurorisë për marrje dhe dhënie ryshfeti”, ka thënë ministri Peci në RTV Dukagjini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një aksident komunikacioni, që ka ndodhur sonte në rrugën…