“Mashtrues”, “vitra para zgjedhjeve”: Komentuesit zbërthejnë “hilen” e Kurtit me 100 eurot
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të enjten njoftoi se është procesuar pagesa për grupin e parë të studentëve që janë kualifikuar si përfitues të shumës së njëhershme prej 100 eurove, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik.
Pos njoftimit në Facebook, Kurti u dërgoi edhe mesazhe telefonike studentëve për t’i njoftuar për procesimin e pagesës, raporton Klankosova.
Por, komentuesit po mendojnë se kjo “dorë e çlirë” e Kurtit e ka një hile prapa.
Shumë nga po dyshojnë se kjo pagesë po bëhet si tentim për të blerë vota në prag të balotazhit të 9 nëntorit.
“Si i pa dinjitetshem e pa karakter qe eshte, mendon se studentat do shesin veten dhe vullnetin e tyre me 100 euro nga taksat tona. Vetem ata qe shiten e blihen si Kurti mendojne se edhe te tjeret mund ti blen me pare. Ky eshte korrupcion i paster elektoral por perseri do humbësh”, thotë ndër të tjera një nga lexuesit.
Të tjerët janë më të shkurtër në komente, por që një gjë e kanë të përbashkët: dyshimin se këto para po jepen për vota. “Qe me qa mirret ni kryeminister me Vitra 3 dit para zgjedhjeve”, “Blerje votash”, “Deri kur more do të keqpërdoren paratë e taksapaguesve për blerje votash?!”, “Ta kishin bo PDK ose LDK ne kohen e vet ket veprim, athu si do ti kishit quajtur ju???”.
“Sa % kthehen ne vota se?”, “Apo ti hajn foret edhe rrenat ooo mashtrus”, “Jau ke kalu atyne “hajnave” qe i blejshin votat”, “100 euro për me harru 4 vjet dështime?”, “O nale doren kryeminister se boll na nimove… Masi na i ndertove 4 000 banesa, 160 qerdhe, na bane buken ma lire, qumshtin e te gjitha gjerat ushqimore i zbrite, po besa edhe rrymen e zbrite se ato 4000 banesat po rrin mire mbi qymyr. Shko merre familjen nga Norvegjia biri te knaqen me neve, maruen atje te arushat ne Norvegji”.
“Korruption me taksat e qytetarve për qellime elektorale – me vitra as nuk shiten as nuk blehen qytetaret e ndershem- „ pushtet kriminal e uzurpator“! Qeverisje qe do përshkruhet ne faqet e zeza te historisë!”, janë vetëm disa nga qindra komentet që Kurti ka marrë në njoftimin për 100 eurot studentore.
Veç tyre, për qëllimin e dyshimtë të Kurtit për këto “vitra” e kanë komentuar gjatë ditës edhe politikanë e analistë.










