Materazzi: Mourinho ishte një mik, një baba dhe një vëlla

04 prill 2020 | 22:33

Marco Materazzi e ka përshkruar ish-trajnerin e tij te Interi, Jose Mourinho si “një mburojë, një mik, një baba dhe një vëlla”.

Raporti mes dyshes Materazzi-Mourinho mbetet i fortë një dekadë më vonë, dhe Matrix foli me fjalë të mëdha për portugezin në një bisedë në “Instagram” me Sebastien Frey.

“Mourinho ishte një mburojë, një mik, një baba dhe një vëlla. Ai i dinte butonat e duhur për të shtypur dhe t’i sheh rezultatet”, ka thënë fillimisht Materazzi.

“Unë në thelb ndalova të luaja futboll me të, pasi raporti që kishim ishte një besim dhe respekt. E dija se mund të më duhej të luaj vetëm një lojë, por ai do të më respektonte po aq shumë”.

“Konsistenca ishte gjëja më e rëndësishme dhe ai ishte konsistent. Ai bëri atë që tha që do të bënte. Njerëzit thonë se unë u zemërova me atë që e ndoqi (Rafa Benitez), por ne nuk u shoqëruam sepse ai nuk ishte konsistent”.

“Është e vështirë të ndiqni Mourinhon, por Leonardo ishte me të vërtetë inteligjent në atë që ai në thelb kopjoi dhe ngjiti atë që Mou kishte bërë”. “Pasi ai arriti, ne rikuperuam 19 pikë nga Milani, dhe nëse nuk do të kishim humbur derbin në prill, do t’i kapërcenim ata”.

Nën urdhrat e Mourinhos në sezonin 2009-10, Interi fitoi kurorën e trefishtë apo tripletën: Scudetto, Liga e Kampionëve dhe Coppa Italia. “Ne patëm një ekip të fortë në sezonin e tij të parë, por më pas sollëm Lucio, Samuel Eto’o, Diego Milito dhe Thiago Motta. Kishte 25 lojtarë dhe nuk kishte rëndësi kush luante, ne ishim i njëjti ekip”.

“Eto’o është një vëlla dhe unë do ta falënderoj për gjithë pjesën tjetër të jetës time. Ai më premtoi Ligën e Kampionëve dhe e mbajti atë premtim”, përfundoi italiani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, javë më parë rezultonte pozitiv…