Matoshi: Do të ndalohet edhe shitja e thëngjillit

13 nëntor 2018 | 11:57

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Fatmir Matoshi, ka bërë me dije se kanë filluar me konfiskimin e thëngjillit në të gjitha rrugët e kryeqytetit.

Ai tek po raportonte para Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, lidhur me gjendjen e mjedisit në Kosovë, ka theksuar se shumë shpejt do të aktivizohet edhe Policia e Gjelbër.

Më tutje, Matoshi ka thënë se në ndotjen e ajrit ka ndihmuar edhe dhënia falas e thëngjillit për punëtorët e KEK-ut.

“Ka pasur raste që ky thëngjill ka përfunduar me shitje. Po ashtu, jemi në plan të konfiskimit të thëngjillit kudo në qytetin e Prishtinës. Ditëve në vijim do të ketë aksione për konfiskim në rrugët e Prishtinës. Sa i përket ekonomive familjare, nuk kemi mundur të marrim vendim pasi që thëngjilli përdoret edhe në institucione”, ka thënë Matoshi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përmirësimi i mëtejmë i elementeve të ekosistemit të ndërmarrësisë, e…