
Matoshi me fotografi paralele e krahason Kurtin me diktatorin fashist Mussolinin
28 maj 2020
| 18:32
Halil Matoshi, ish-këshilltar i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas provës së radhës për protestë që e zhvilloi sot Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë.
Matoshi e ka krahasuar kryeministrin në detyrë të vendit, njëherësh shefin e LV-së, Albin Kurti, me një diktator. Në llogarinë e vet në Facebook, Matoshi ka publikuar dy fotografi.
E para paraqet ish-diktatorin e Italisë, Benito Mussolini, në Romë më 2 tetor 1935, në fotografinë e dytë, të bërë sot shfaqet shefi në detyrë i ekzekutivit të Kosovës, Albin Kurti.