Matoshi: Nëse qytetarët duan organizatë leniniste që t’ua rrezikojë lirinë – le ta votojnë VV-në me 51 për qind

19 nëntor 2025 | 22:08

Sot dështoi formimi i qeverisë së re, me Glauk Konjufcën si mandatar për kryeministër.

Ai dështoi t’i marrë votat e nevojshme, teksa mori vetëm 56 sosh, aq sa kishte marrë edhe Albin Kurti.

Tani, duket se opsioni i vetëm janë zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Por, a do të jenë ato zgjidhja?

Analisti politik, Halil Matoshi, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se Kurti e VV kishin shkruar se mund të marrin pushtetin dhe të qëndrojnë në pushtet vetëm në gjendje të jashtëzakonshme, porse ky plan u dështoi.

“Albin Kurti dhe partia e tij e të kuqve, në një udhëzues partiak të parimeve të organizatës kanë shkruar: “Lëvizja Vetëvendosje mund të marrë pushtetin dhe të qëndrojë në pushtet vetëm në gjendje të jashtëzakonshme”, porse plani i tyre nisi të dështojë me 9 shkurt!? Që nga 15 prilli Kurti e sfidoi sistemin dhe durimin qytetar duke e mbajtur vendin në gjendje permanente jokushtetuese”, është shprehur ai.

Sipas Matoshit, zgjedhjet e rikthejnë Kosovën në legalitet dhe nëse qytetarët e duan një organizatë leniniste që t’ua rrezikojë lirinë e fituar me gjak, atëherë le ta votojnë Vetëvendosjen me 51 për qind.

“Zgjedhjet janë shans që Kosova të rikthehet në legalitet, e për këtë vendos sovrani. Nëse qytetarët kosovarë duan që një organizatë leniniste t’ua rreknejë rendin kushtetues dhe t’ua rrezikojë lirinë e fituar me një shekull përpjekje e gjak, pra lë ta votojnë Partinë e Kurtit me 51%!? Më pak nuk zinet!? Ose krejt ose asgjë – vendos qytetaria kosovare”, ka deklaruar Halil Matoshi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci sonte në emisionin…