Matoshi s’e kursen Palin: Hajgare, për lis dënohen 6 vjet, për 53 milionë, 3 vjet
01 shkurt 2024
| 08:57
Analisti politik Halil Matoshi, duke komentuar dënimin e ish-ministrit Pal Lekajt me 3 vjet e 8 muaj për rastin e 53-milionëshit, ka thënë se një dënim i tillë s’ka logjikë.
Në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10, Matoshi ka thënë se nuk ka logjikë që për një lis një person të dënohet 6 vjet, ndërsa për 53 milionë vetëm 3 vjet.
“Kjo nuk është gjykatë. Kjo është hajgare. Sepse publiku nuk e di ku kanë shkuar paratë. Është në interes publiku ta dijë se ku kanë përfunduar ato para, mirëpo askush nga ne nuk po e dimë këtë”, ka thënë Matoshi.



