Matthaus, Bayernit: Shiteni Thiagon

25 maj 2018 | 11:25

Legjenda e Bayern Munchenit, Lothar Matthaus, e ka kritikuar mesfushorin spanjoll Thiago Alcantara për formën dhe performancat e këtij viti.

Ai beson se klubi “bavarez” duhet ta shesë atë, në rast se merr ndonjë ofertë të mirë. Bayerni humbi 3-1 në finale të Kupës së Gjermanisë kundër Eintracht Frankfurtit gjatë së cilës Thiago u zemërua sepse ishte zëvendësuar.

“Thiago ka dështuar ta bëjë dallimin në ndeshje të mëdha. Në fakt, mendoj se ai është i mirë por, kohët e fundit, ka qenë hija e lojtarit që dikur ishte. Thiago më ka zhgënjyer në javët e fundit. Nuk e di se ku e ka mendjen. Me këto paraqitje ai nuk është lojtar për Bayern Munchen. Nëse ndonjë ofertë e vlefshme vjen, atëherë Bayerni duhet ta mendojë atë”, ka thënë Matthausi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka anuluar takimin historik me liderin…