Mavraj: Jam tifozi i parë i Shqipërisë

11 nëntor 2019 | 12:11

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj, për shkak të lëndimit, nuk do të jetë në fushë për dy ndeshjet e kuqezinjve ndaj Andorrës dhe Francës.

Mavraj përmes një postimi në “Instagram” shpreh keqardhjen për mungesën, pasi nuk mund ta ndihmojë kombëtaren.

“Një tjetër dëmtim, këtë herë në shpatull, më detyron të mungoj në ndeshjet mbyllëse të edicionit eliminator me Kombëtaren dhe më vjen keq që nuk do të mund ta jap kontributin tim dhe të jem mes jush në përurimin e stadiumit të ri kombëtar. Por, si gjithmonë, jam tifozi i parë kudo që të jem”, ka shkruar Mavraj.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka…