Mavraj me unionet e studentëve 1997-‘99 nderon Ali Ahmetin, Artim Jasharin dhe Sedat Kabashin

01 tetor 2023 | 14:04

Muhamet Mavraj, njëri nga drejtuesit e Lëvizjes Studentore të ’97-s, së bashku me bashkëpunëtorë, me rastin e kujtimit të protestës së 1 tetorit të vitit 1997, ka bërë homazhe te varri i veprimtarit e liderit studentor nga Mitrovica Ali Ahmeti, i cili ndërroi jetë një vit më parë.

“Nuk të harrojmë Ali Ahmeti! Urime 1 tetorin. Dhe faleminderit për gjithfarë që bërë për Kosovën, në demonstrata e gjatë luftës! (Me unionet e studentëve të Mitrovicës 1997-99, babanë e Aliut, gruan dhe fëmijët, motrat, vëllezërit, shokët)”, ka shkruar Mavraj në “Facebook”.

Po ashtu, Mavraj ka bërë homazhe edhe te varri i Artim Jasharit. “ Nuk të harrojmë trim Artim Jashari! Urime 1 tetorin dhe faleminderit për gjithfarë që bërë për Kosovën, në demonstrata e gjatë luftës! Nderime pa kufi!”, ka shkruar Mavraj në “Facebook”.

Mavraj ka qëndruar edhe në Korishë të Prizrenit për të nderuar Sedat Kabashin për kontributin e tij në demonstrata.

Nuk të harrojmë Sedat Kabashi! Urime 1 tetorin dhe faleminderit për gjithfarë bërë për Kosovën, në demonstrata e gjate luftës!  (Ne Korishe, me familjen e ngushte e te gjere te Sedatit, Laurën me djemtë, motrat, vllaznitë, ish-Unionin e Prizrenit e plot bashkëluftëtarë. I falënderojmë fort për pritjen e dashurinë për Sedatin!)”, ka shkruar Mavraj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i…