Mavraj: Mendimet e mia sot janë me studentët e arsimtarët dëshmorë dhe me burrat në Hagë, i tërë kombi ishte me ne atë 1 tetor të ’97-s

01 tetor 2025 | 11:47

Muhamet Mavraj, njëri nga ish-drejtuesit e Lëvizjes Studentore të ’97-s, kujtoi 1 tetorin e atij viti, duke përmendur studentët dhe arsimtarët dëshmorë, ndër të tjerë.

Ai shkroi në “Facebook” se “Sot është Dita e Studentëve”.

“Mendimet e mia dhe të rrahurat e zemrës janë me studentët e arsimtarët dëshmorë, të gjithë dëshmorët, dhe me burrat në Hagë: strategët e lirisë. Respekt për 22 mijë studentët e 97-s të cilët në shtatë qendra universitare u ngritën për t’i vënë supet atdheut drejt lirisë, hap pas hapi. I tërë kombi atë ditë ishte me studentët. Gjithkush bën sipas mendjes ose shkon sot ku i thotë zemra. Kështu po ia bej edhe unë”, ka shkruar Mavraj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Gjykatën Speciale në Hagë, sot po e vazhdon dëshminë…