Mavraj: Nuk e di pse e bëni kaq dramatike, Franca nuk është niveli jonë

08 shtator 2019 | 12:48

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj nuk e cilëson një dramë humbjen 4-1 ndaj Francës.

“Nuk është Franca që ishte atëherë, edhe ne nuk jemi në të njëjtën situatë. Me top ata ishin shumë të fortë, kishin cilësi shumë të lartë. Në mbrojtje nuk ishin aq mirë. Ne nuk kishim guxim. Nuk e shikoj dramatike ndeshjen, siç e shihni ju, duke ditur ku luajtëm. Himni? Nuk kërkuam asgjë më shumë se himnin kombëtar. Na jep shumë motivim. Pse mos i kërkojmë të drejtat tona. Krahasimi me 3 vite më parë? Nuk e di pse e bëni kaq dramatike, Franca nuk është niveli jonë”, ka deklaruar Mavraj.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i këshillit bashkiak të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, ka…