May: Prioriteti i Johnsonit është përmbushja e Brexit-it

24 korrik 2019 | 21:00

Prioriteti i menjëhershëm i Boris Johnson do të jetë që të aplikohet Brexit, deklaroi kryeministrja britanike në largim, Theresa May në fjalimin e saj të fundit, të mbajtur në Kryeministri.

“Prioriteti i menjëhershëm është që të përmbushet një Brexit që funksionon për të gjithë Britaninë e Madhe”, tha May në një fjalim të shkurtër në krahë të bashkëshortit të saj, para se të shkonte në pallatin “Buckingham” për të dorëzuar dorëheqjen e saj tek mbretëresha “Elizabeth II”.

Kryeministrja britanike, Theresa May mbërriti të mërkurën në fillim të mesditës në pallatin mbretëror “Buckingham” në Londër për të dorëzuar dorëheqjen e saj tek mbretëresha “Elizabeth II”. /KP

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, sot gjatë ditës është takuar…