Mazrekaj nuk e lë futbollin, afër kalimit te Laçi
                16 gusht 2020
                |  22:30
            
        Mentor Mazrekaj nuk e ka ndërmend të largohet nga loja e futbollit. Ofertat në adresë të tij kanë bërë që Mazrekaj ta japë edhe më tutje kontributin në futboll.
“Olle” raporton se lojtari ka marrë një ofertë nga klubi i Laçit në Shqipëri, por edhe disa klube në Kosovë. Sulmuesi me shumë përvojë më parë ka luajtur me Partizanin, kurse në Kosovë ka veshur fanellën e Prishtinës, Ferizajt, 2 Korrikut dhe Llapit.
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        
                                        