Mazreku e Muharremaj biseduan për sigurimin e katastrofave natyrore

05 korrik 2019 | 14:18

Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës (ShSK), Sami Mazreku, është takuar të premten me kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, me të cilin janë pajtuar për marrjen e veprimeve të përbashkëta lidhur me avancimin e projektit të UNDP-së lidhur me financimin e zvogëlimit të rrezikut.

“Po ashtu është diskutuar lidhur me çështjen e ndodhjes së aksidenteve në Komunën e Suharekës, si dhe mundësitë e mbulimit me sigurim CAR (mbulimi i rreziqeve në ndërtim) nga akterët në këtë komunë dhe të tjera”, thuhet në njoftimin e ShSK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar qytetarët se duke…