Mazreku prezanton prioritetet e programit të PDK-së për Malishevën

04 tetor 2021 | 12:41

Kandidati i PDK-së për Asamble Komunale në Malishevës, Alban Mazreku, ka prezantuar pikat kryesore të programit të kësaj partie për Komunën e Malishevës.

Gjatë një debati zgjedhor në televizionin publik, RTK, Mazreku ka thënë se pretimet kryesore të kësaj partie për zgjedhjet lokale të 17 tetorit janë ujësjellësi, krijimi i Zonës Ekonomike në Banjë dhe krijimi i kushteve të volitshme për investitorët.

“Prioritet i PDK-së në Malishevë është ujësjellësi në komunën tonë. Nga ky projekt e gjithë Komuna e Malishevës do të furnizohet me uji të pijes 24 orë nga liqeni i Radoniqit.  Zona ekonomike do të ndërtohet te ish-aeroporti bujqësor në Banjë, ku komuna posedon 48 hektar pronë publike. Gjithashtu, ne do të krijojmë kushte urbanistike për kompani të ndryshme që të investojnë në Malishevë, duke rritur ekonominë lokale dhe duke ofruar mundësi punësimi për banorët tanë”, ka thënë Mazreku.

Kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Malishevës është Isni Kilaj, ndërsa Alban Marezku në liste e PDK-së mban numrin 20.

May be an image of 1 person, eyeglasses and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pikëkalimet kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë…