Mazreku takoi komandantin e stacionit policor në pikën kufitare në Morinë
                28 dhjetor 2020
                |  16:52
            
        Sami Mazreku, ushtrues i detyrës së drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), ka takuar të hënën kapiten Arber Telaku, komandant i stacionit policor në pikën kufitare në Morinë.
Gjatë takimit Mazreku dhe kapiten Telaku kanë shikuar mundësinë e rritjes së bashkëpunimit në mes këtyre dy Institucioneve të rëndësishme.
Mazreku tutje ka deklaruar se fokus i veçantë i takimit ishte edhe lehtësimi i procedurave për bashkatdhetarët tanë kur të vij në Kosovë. “Lehtësimi i procedurave nëpër gjithë pikat kufitare që bashkatdhetarët tanë mos të humbasin kohë me pajisje me policë sigurimi është synim kryesor i joni”, ka thënë Mazreku.
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        
                                        