Mbahet aheng në Klinë, i dyshuari dënohet për mosrespektim të masave antiCovid-19

12 prill 2021 | 09:27

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi i njëjti gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri.

Rasti ka ndodhur të dielën në ora 11:26 në Klinë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar arma Ekol Special me një karikator dhe 13 gëzhoja.

Të dyshuarit i është shqiptuar edhe një tiketë për mos respektimi të masave antiCovid-19.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me fat Muaji i Madhëruar i Ramazanit, agjërim të lehtë…