Mbahet ankandi i letrave me vlerë prej 25 milionë eurosh

12 shtator 13:09

Ministria e Financave (MF), njoftoi se më 19 Shtator 2018 do të mbahet ankandi për emetimin e Obligacionit 5 vjeçar, në vlerë prej 25 milionë euro dhe frekuencë të pagesës së interesit çdo 6 muaj.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi. Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka propozuar nënshkrimin e një…