Mbahet ankandi i tretë i letrave me vlerë për vitin 2020

07 prill 17:22

Ministria e Financave dhe Transfereve njofton se më 14 prill 2020 do të mbahet ankandi i tretë për vitin 2020.

Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 30 milionë euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Ministria thotë se për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë duhet të kontaktohet ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Mauro Icardi është rikthyer edhe një herë në “radarin”…