Mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së drejtorit të Doganës

19 tetor 2020 | 11:32

Është mbajtur sot ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së drejtorit të Doganës së Kosovës.

Kjo ka ndodhur tri ditë pasi kryeministri Avdullah Hoti e ka shkarkuar ish-ushtruesin e detyrës së drejtorit, Ibrahim Xhakën, për ta zëvendësuar me ushtruesin e ri të kësaj detyre, Bajram Rexhën.

“Sot në Drejtorinë e përgjithshme të Doganës së Kosovës u mbajt ceremonia e pranim dorëzimit të detyrës nga ish U.D. i Drejtorit të Përgjithshëm z. Ibrahim Xhaka te U.D. të Drejtorit të Përgjithshëm z. Bajram Rexha”, është thënë në komunikatën për medie të Doganës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar…