Mbahet diskutimi publik për draft statutin e teatrit “Adriana”

19 tetor 2018 | 15:00

Në ambientet e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, të premten është mbajtur diskutimi publik për draft statutin e teatrit profesionist “Adriana Abdullahu”.

Takimin e hapi kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçi, ku pjesëmarrës ishin edhe drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati-Shabani si dhe Albion Sherifi, anëtar i Këshillit Drejtues të Teatrit “Adriana Abdullahu”, aktorë të ansamblit rezident të aktorëve të teatrit “Adriana” si dhe mediet e shoqëria civile.

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçi, ka thënë se ky dokument ka marrë aprovimin e Kuvendit si i tillë dhe se presim komentet e komunitetit të kulturës për vërejtjet, sugjerimet eventuale që të plotësohet edhe më shumë ky dokument, para se të dal për miratim përfundimtar në njërën nga seancat e Kuvendit të Komunës.

Edhe drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati-Shabani ka thënë se për mirëfunksionimin e institucionit të teatrit është punuar ky dokument nga Këshilli Drejtues i Teatrit “Adriana”, dokument ky që përfundimisht do të zgjidh telashet e deritanishme në këtë institucion.

Në anën tjetër, anëtarë të trupës së aktorëve dhe drejtues të Teatrit “Adriana” parashtruan disa pyetje, komente, sugjerime përkitazi me këtë dokument, për të cilat morën përgjigjen nga anëtari i Këshillit Drejtues të këtij institucioni, Albion Sherifi. Ky i fundit ka thënë se miratimi i këtij statuti që është dokument themeltar i institucionit është tregues i vullnetit institucional dhe vendosmërisë të të parit të Ferizajt, Agim Aliu që t’i jap drejtimin e duhur institucionit të teatrit, përmes kompletimit me bazën e nevojshme ligjore dhe aplikimit të politikave të mirëfillta kulturore.

Ai po ashtu, dha sqarime edhe për rolin e aktorëve me përvojë në këtë institucion, u interpretuan paragrafë të ndryshëm të këtij dokumenti për të cilat do të merren rekomandimet e nevojshme para propozimit për miratim në seancë të Kuvendit të Komunës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktivitetet për ngritjen e vetëdijesimit të nxënësve për mbrojtjen e…