Mbahet gara e ‘Fizikanëve të Rinj’ në Dragash

21 shkurt 2021 | 15:20

Drejtoria e Arsimit në Dragash në bashkëpunim me Shoqatën e Fizikanëve të Kosovës, organizuan garën e “Fizikanëve të Rinj” në nivel komune. Gara u zhvillua me nxënësit e klasave të IX, X, XI dhe të XII, nga të gjitha institucionet edukativo-arsimore të nivelit të arsimit parauniversitar.

Në garën e fizikanëve të rinj, secila shkollë u përfaqësua me nxënës që kanë treguar rezultate të larta në garën në nivel shkolle.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Ndërsa, nxënësit që do të shënojnë rezultate të mira në nivel komune do të përfaqësojnë Komunën e Dragashit në nivel vendi, më  28 shkurt 2021, garë kjo që do të mbahet në Fakultetin e Shkencave Matematikore-Natyrore (Departamentin e Fizikës), të Universitetit të Prishtinës ”Hasan Prishtina”.

Qëllimi dhe organizimi i garës me karakter të tillë, është në funksion të përmirësimit të cilësisë në arsim, nxjerrjes në pah të shkathtësive dhe kompetencave të arritura nga nxënësit  në shkencën e fizikës, identifikimin e talentëve të rinj dhe mbështetjen e tyre drejt avancimit dhe zhvillimit profesional.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Drejtoria e Arsimit, në kontekst të zhvillimit, ngritjes dhe përmirësimit të cilësisë në arsim, ka ndërmarrë veprime konkrete në shumë dimensione që garantojnë progres në ngritje të cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie, duke përmirësuar infrastrukturën shkollore, gjatë këtij viti pajisjen e shkollave me kabinete, laboratorë dhe mjete të ndryshme dhe zhvillimin profesional të mësimdhënësve, në mënyrë që të kemi një mësimdhënie cilësore dhe të jemi në hap me trendet dhe zhvillimet ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Motrat e Kourtney, Kim, Kylie dhe Kendall reklamuan veshjet e…