Mbahet konferenca për unifikimin e diasporës shqiptare

22 dhjetor 2020 | 12:49

Më 19 dhe 20 dhjetor ka përfunduar konferenca e parë gjithëkombëtare dyditore e Lobit Shqiptar, si vazhdimësi e Lobit Euro – Atlantik Shqiptar, i themeluar më 20.02.2016 në Lörra të Gjermanisë.

Kjo konferencë u thirr me iniciativën e Komisionit të pavarur për unifikim, bashkëpunim dhe lobim, nën drejtimin e Bajram Mulajt, e cila u mbajt në platformën online.

Në këtë konferencë morën pjesë atdhetarë të shquar, nga të gjitha vendet ku jetojnë dhe përfaqësojnë Lobin.

Konferencën e nderoi me pjesëmarrje anëtari i familjes legjendare Jashari, Bekim Jashari, njëherësh edhe kryetar i Komunës së Skenderajt. Si simbol i rezistencës dhe luftës për liri, tani simbol i bashkimit dhe unifikimit mbarëkombëtar shqiptar, i cili përshëndeti këtë organizim dhe kërkoi unifikim të kombit brenda dhe jashtë vendit (Shqipëri dhe Kosovë), sepse vetëm të bashkuar mund të ecim para.

Gjithashtu takimin e ka përshëndetur edhe Magbule Shkodra, zëvendësministre në Ministrinë e Pushtetit Lokal, gjithashtu edhe ish-anëtari i Lobit, tani deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jahja Kokaj.

Kjo konferencë kishte qëllimin e unifikimit dhe bashkimit të organizatave dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë, që të bashkuar të mund të lobojnë dhe promovojnë vlerat shqiptare kulturore, historike, shoqërore, politike dhe ekonomike.

Kryetari i parë në themelimin e Lobit më 20.02.2016 dhe gjithashtu i rizgjedhur në ristrukturim të Lobit më 30.03.2019 e deri më tani, Skenderbeg Klaiqi ka theksuar se kjo organizatë u krijua me qëllimin e unifikimit dhe të ndihmesës së Atdheut.

Ai ka përmendur angazhimin në lobing në katër fusha: – Fusha kulturore, e cila ka të bëjë më shumë me ngritjen kulturore, për qëllime të zbutjes së asimilimit të fëmijëve të diasporës.
– Fusha ekonomike, angazhohet për investime me projekte zhvillimore në atdhe, nga vet mërgimtarët dhe nga miqtë e mërgimtarëve, me qëllim të ngritjes dhe zhvillimit ekonomik të vendlindjes.
– Fusha sociale e humane, ndihmesë në zbutjen e varfërisë së skajshme, e cila po mbretëron në atdhe
– Fusha politike, edhe pse Lobi Shqiptar është jopartiake, Lobi në politikën e vet ka lobingun politik, i cili ndikon në përcjelljen e politikës në Atdhe, por edhe politikën në qendrat e Evropë, ShBA dhe tutje.

Klaiqi ka bërë me dije se Lobi Shqiptar që nga fillimi nuk ka bërë progres të madh, nga pengesat të cilat janë dalë gjatë rrugëtimit kësaj organizate, pikërisht nga disa persona, të cilët vazhdimisht kanë bërë veprime të pakoordinuara me Lobin, duke u thirrur në emër të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar dhe duke përdorur emblemën e saj, pa e pasur licencën e përdorimit.

Ai ka potencuar se janë evidentuar disa persona nga Norvegjia, nga Greqia dhe disa nga Gjermania që edhe më tej rezistojnë që mos të bashkëpunojnë me Lobin Shqiptar, por edhe në vazhdimësi mundohen të paraqiten si Lob i rregullt dhe legjitim.

Klaiqi bëri thirrje t’i bashkohen kësaj organizate dhe të vazhdojnë me platformën e paraqitur, qysh më 20.02.2020 gjë që, do të zgjerohej dhe të organizoheshin zgjedhje të reja demokratike.

Nga kjo konferencë dyditore, me aprovimin e të pranishmëve u krijuan këto komisione:

1. Komisioni për Verifikim dhe Unifikim / Udhëheqës i këtij komisioni u zgjodh Bajram Mulaj, ku u bashkuan edhe shumë emra nga grupe të ndryshme.
2. Komisioni për Ekonomi dhe Financa dhe bashkëpunim me qeveritë e vendeve të origjinës dhe qeveritë e vendeve ku jetojnë. Në krye të këtij Komisionit u zgjodhën Përparim Nishori dhe Valbona Daku.
3. Komisioni për hartimin e mësimit plotësues për mërgimtarët në zbutjen e asimilimit: Xhevdet Ferizi, Muzafer Sulejmani.
4. Komisioni për lobim, ruajtjen e imazhit dhe ngritjen e imazhit të shtetve tona në Atdhe: Lon Karrica, Baki Mustafa, Syl Mujaj, Dashurije Zukaj, Anna Toptani e Halit Nezaj, i cili mban pozitën e menaxherit
për Media dhe Marketing në Lobin Shqiptar.
5. Komisioni për komunikim me media dhe marketing: Naser Sherifi, Halit Nezaj, Besa Qirezi, Vladimir Selamaj dhe Fatime Menalla, Arbër Kadriu.
6. Komisioni për Monitorim dhe Lobim Politik, iu shtuan edhe shumë anëtarë të rinj të cilët u zotuan se do të angazhohen në të mire të Atdheut tonë të dashur.

Pjesëmarrësit në fund u dakorduan që takimi i ardhshëm të mbahet më 20.02.2021, në pesëvjetorin e themelimit të Lobit, nëse lejojnë kushtet e pandemisë fizikisht në një sallë, dhe nëse nuk lejojnë atëherë prapë takimi do të mbahet online. G

Gjithashtu u propozua që kuvendi i ardhshëm të mbahet në vitin 2022, në përfundim të pandemisë, ndërsa deri atëherë të punohet në këto kushte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK) ka parashtruar…