Mbahet punëtoria lidhur me vlerësimin e strategjisë për vetëqeverisje lokale

06 prill 2026 | 11:57

Nën organizimin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), me mbështetjen e Helvetas DEMOS, është zhvilluar një punëtori treditore e dedikuar për vlerësimin e Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale 2016-2026.

Në këtë punëtori morën pjesë përfaqësues të lartë institucionalë dhe ekspertë të fushës, përfshirë zëvendësministrin e MAPL-së, Arton Konushevci, sekretarin e përgjithshëm, Jeton Qela, zëvendësmenaxherin e projektit nga DEMOS, Shpend Emini, si dhe ekspertë të angazhuar dhe anëtarë të grupit punues.

Gjatë punëtorisë u shqyrtuan në mënyrë të detajuar objektivat e strategjisë aktuale, u diskutuan gjetjet kryesore nga procesi i vlerësimit, si dhe u identifikuan sfidat dhe arritjet në zbatimin e saj.

Gjatë punëtorisë, zëvendësministri Konushevci theksoi se procesi i vlerësimit të Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale 2016-2026 është një hap i rëndësishëm drejt avancimit të qeverisjes lokale dhe rritjes së efikasitetit institucional.

Ndër të tjera, edhe sekretari i MAPL-së, Qela, shtoi se përmes këtij procesi synohet të ndërtohet një strategji e re që reflekton nevojat reale të komunave dhe qytetarëve, duke garantuar transparencë, llogaridhënie dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Gjithashtu, ai nënvizoi se bashkëpunimi me partnerët dhe ekspertët vendorë mbetet kyç për hartimin e politikave të qëndrueshme dhe të zbatueshme në praktikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një periudhe jo të suksesshme te AC Milan dhe…