Mbahet sesioni informues për aplikim në programin Global UGRAD 2019-2020

11 dhjetor 2018 | 13:13

Zyrtarë nga zyra Amerikanë në Kosovë, para studentëve të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, kanë mbajtur sesion informues rreth Programit Global të Shkëmbimit Studentor (Global UGRAD) 2019-2020 që sponsorizohet nga Zyra Amerikane e Shtetit për Çështjet Arsimore dhe Kulturore.

Erin Molnar Mains, zëvendësdrejtor në Sektorin për Marrëdhënie me Jashtë nga Zyra Amerikane e Shtetit për Çështjet Arsimore dhe Kulturore, ka thënë se ky program ofron burse të financuar plotësisht për një semestër të studimeve akademike jodiplomike për studentët e Universitetit “Kadri Zeka” në një kolegj ose universitet të caktuar të SHBA.

Sipas saj, gjatë Programit, pjesëmarrësit Global UGRAD sfidojnë veten për të shqyrtuar shoqërinë amerikane, kulturën dhe të mësuarit akademik, ku njëherësh kanë rastin të marrin pjesë në shërbimin e komunitetit dhe të rrisin aftësitë e tyre profesionale.

Kurse Remzije Potoku nga zyra Amerikane në Kosovë ka thënë se aplikimi për pjesëmarrje në Programin Global UGRAD 2019-2020 është i hapur ndërsa do të mbyllet më 31 dhjetor në orën 17:00.

Nga ana tjetër edhe të pranishmit patën interesime të ndryshme rreth programit në fjalë. Për informacionin e aplikimit dhe udhëzimet, ju lutemi vizitoni aplikacionin Global UGRAD online.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pritur të martën…