
Mbahet takimi i grupit punues për hartimin e planit të punës të Kuvendit të Mitrovicës
10 janar 2020
| 14:28
Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës, Safet Kamberi, së bashku me anëtarët e grupit punues kanë mbajtur takimin e parë konstituiv për hartimin e planit të punës së Kuvendit për vitin 2020.
Ky grup punues është i përbërë nga gjithsej nëntë anëtarë, të cilët kanë për detyrë të hartojnë planin vjetor të punës së Kuvendit për vitin 2020, dhe pastaj ta procedojnë tek Kuvendi i Komunës për miratim.
Ndërkaq në këtë takim është bërë edhe zgjedhja e kryetarit të komisionit, me ç’rast anëtarët e këtij grupi punues kanë zgjedhur unanimisht që kryetar të jetë anëtari nga Kuvendi Komunal, Vesel Neziri.
/Epoka e re/