Mbahet takimi i Komitetit Drejtues mes ZKA-së së Kosovës dhe ZKA-së së Suedisë

09 qershor 2026 | 11:47

Zyra Kombëtare e Auditimit e Republikës së Kosovës dhe Zyra Kombëtare e Auditimit e Suedisë kanë mbajtur takimin e Komitetit Drejtues në kuadër të projektit të bashkëpunimit institucional ndërmjet dy institucioneve supreme të auditimit.

Takimi u kryesua nga Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, Vlora Spanca, ku u shqyrtua progresi i arritur deri më tani dhe u diskutuan aktivitetet e planifikuara për periudhën maj 2026 – qershor 2027.

Auditoret e Përgjithshme të Kosovës dhe Suedisë prezantuan zhvillimet kryesore në institucionet e tyre, prioritetet strategjike dhe planet për periudhën në vijim, duke riafirmuar rëndësinë e bashkëpunimit bilateral dhe zhvillimit profesional të të dy institucioneve.

Raporti i progresit të projektit evidentoi rezultatet kyçe të arritura në fushat e mbështetura nga projekti, përfshirë auditimet e performancës, udhëheqjen dhe komunikimin e brendshëm, si dhe menaxhimin e cilësisë. Gjithashtu u trajtuan sfidat e mundshme si dhe çështje të tjera me interes për vazhdimin e bashkëpunimit.

Në përfundim të takimit, Auditorja e Përgjithshme e Kosovës dhe Auditorja e Përgjithshme e Suedisë vlerësuan arritjet e deritanishme dhe rikonfirmuan përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit profesional, me synim forcimin e kapaciteteve të auditimit dhe rritjen e llogaridhënies në sektorin publik.

Ato theksuan se partneriteti ka dhënë kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e qëndrueshëm të kapaciteteve profesionale të ZKA-së, forcimin e sistemeve të menaxhimit të cilësisë dhe rritjen e ndikimit të auditimit në sektorin publik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jennifer Lopez po tërheq vëmendje të madhe me filmin e…