Mbahet tryeza e diskutimit ‘Gratë në bujqësi përballë ndryshimeve klimatike’
U mbajt tryeza e diskutimit “Gratë në Bujqësi përballë Ndryshimeve Klimatike: Sfidat dhe Mundësitë në Rahovec dhe Podujevë”, ku u trajtuan disa nga sfidat me të cilat gratë fermere përballen çdo ditë, si dhe mundësitë për zhvillimin e politikave bujqësore më gjithëpërfshirëse dhe të ndjeshme ndaj klimës.
Tryeza u pasurua me gjetjet e hulumtimit të D+ dhe me perspektiva nga Komuna e Rahovecit dhe Komuna e Podujevës, duke hapur rrugë për rekomandime konkrete dhe veprime të matshme.
Diskutimi mblodhi përfaqësues/e nga institucionet lokale, shoqëria civile dhe ekspertë të fushës, duke theksuar rëndësinë e: a) Përfshirjes së grave në politikat bujqësore dhe klimatike; b) Buxhetimit gjinor; c) Mbështetjes institucionale për gratë fermere.
Ky aktivitet u mbështet nga Rrjeti i Grave të Kosovës (Kosova Women’s Network), përmes Rrjetit Mbikëqyrës të Buxhetimit Gjinor II (GBWN II), financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe Suedia.



