Mbahet tryeza për cilësinë e bukës në Kosovë

02 maj 2018 | 14:53

Me iniciativë të deputetit të Grupit të Pavarur të deputetëve Salih Salihu dhe në bashkëpunim me Drejtorinë për Hulumtime, Bibliotekë dhe Arkiv të Kuvendit, është mbajtur tryeza për “Cilësinë e bukës në Kosovë”.

Salihu, i cili është  anëtar në Komisionin për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, ka thënë se përveç mishit si produkt i rëndësishëm në tryezën e ushqimit, rol të rëndësishëm dhe esencial për qytetarët e vendit është edhe buka si artikull i përditshëm në tryeza familjare dhe vendet e varfra bukën e kanë artikullin më të rëndësishëm ditor për nevoja për ushqim.“Buka e bardhë në vendet perëndimore është duke u zëvendësuar me bukën e zezë,  në fakt buka është duke u larguar në përgjithësi nga tryeza dhe duke u zëvendësuar me të tjera produkte si orizi, patate, etj”, është shprehur ai.

Salihu më tutje ka thënë se Kosova ka nevojë për 400 mijë tonë miell në vit, sepse, sipas tij, një njeri me moshë madhore në vit shpenzon 350 deri në 400 bukë, ose 1 deri në 2 bukë në ditë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shteti i Kosovës për herë të parë do të jetë…