Mbappe bëhet golashënuesi i dytë më i mirë i Francës

10 shtator 2025 | 13:50

Kylian Mbappe ka shënuar golin e tij të 52-të për Francën, duke e tejkaluar Thierry Henryn në këtë aspekt me një gol në listën e golashënuesve më të mirë në histori. Franca ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 ndaj Islandës në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës 2026, të martën mbrëma.

Golat për “Gjelat” u shënuan nga Mbappe në minutën e 45-të dhe Bradley Barcola në të 62-tin, ndërsa për mysafirët shënoi Andri Gudjohnsen. Megjithatë, goli i shënuar nga sulmuesi i Real Madridit mori më shumë vëmendje dhe pati vlerë më të madhe, pasi ishte i 52-ti me Francën.

Me këtë gol, Mbappe tejkaloi legjendën Thierry Henry për nga numri i golave, duke u bërë golashënuesi i dytë më i mirë në histori të kombëtares. Makina e golave të Real Madridit tani synon rekordin e Olivier Giroud, i cili ka pesë gola më shumë për Francën sesa Mbappe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Leon Dajaku rikthehet në Gjermani, por kësaj radhe do të…