
Mbappe flet për Ronaldon: Është shembull për mua, më jep këshilla
12 tetor 2025
| 16:02
Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, ka shprehur edhe një herë admirimin e tij të thellë për Cristiano Ronaldon, duke e cilësuar yllin portugez si modelin e tij dhe referencën kryesore në futboll.
Në një intervistë të fundit, kapiteni i Francës foli për ndikimin e madh që Ronaldo ka pasur në karrierën e tij, si brenda ashtu edhe jashtë fushës.