Mbappe i zemëruar pas humbjes nga Benfica: Kështu nuk fitohet Championsi

29 janar 2026 | 13:24

Pas një nate të vështirë në Champions League, ylli francez Kylian Mbappe nuk i kurseu tonet e forta në deklaratat për medie, duke e kritikuar ashpër performancën e skuadrës së tij dhe momentet kyçe që e çuan në mbetje jashtë Top 8.

Në një intervistë të dhënë pas ndeshjes ndaj Benficës, Mbappe u shpreh se me qasjen dhe mentalitetin e treguar, nuk fitohet Champions League.

Ish-futbollisti i Monacos dhe i Paris Saint-Germainit e nënvizoi mungesën e vazhdimësisë në lojë dhe përqendrimit gjatë momenteve kyçe të takimit, duke nënvizuar se një skuadër e madhe duhet të jetë më konsistente në performancë.

“Nuk mund të kemi një ditë shkëlqimi dhe një tjetër totalisht në hije — kjo nuk është dinjitoze për një ekip që synon të fitojë Champions League”, deklaroi sulmuesi francez me tone të forta përpara mediave.

Pikat kyçe të kritikës së Mbappe ishin momentet dramatike të fundit të ndeshjes, dhe sidomos goli i fundit i shënuar nga portieri kundërshtar, Anatoliy Trubin, në minutat shtesë.

Mbappéee quajti këtë episod “një turp” për ekipin të tij, duke e theksuar frustrimin dhe zhgënjimin e thellë për mënyrën sesi u humb sfida.

Fjalët e tij e pasqyrojnë pakënaqësinë e një lideri sulmi, i cili megjithëse po e kalon një sezon individual jashtëzakonisht të suksesshëm, sheh se objektivi për titullin më të çmuar evropian do të mbetet i largët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me fazën e ligës së Ligës së Kampionëve 2025/26 që…