Mbappe kërkohet edhe nga një klub i madh anglez

09 mars 2021 | 11:10

Manchester City ka hyrë në garë për yllin e PSG-së, Kylian Mbappe.

Mediat angleze kanë raportuar të hënën se drejtuesit e Cityt mund ta përballojnë blerjen e kartonit të Mbappes. Ylli francez nuk ka vazhduar ende kontratën me PSG-në, e cila i skadon në vitin 2022. Për Mbappen interesim të vazhdueshëm kanë shprehur edhe Real Madridi dhe Liverpooli.

22-vjeçari ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2022. Këtë sezon në të gjitha garat ka shënuar 25 gola dhe nëntë asistime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Adriana Hoxhiq nga “Komuniteti i Bashkuar” ka dorëzuar ankesë në…