Mbappe: Kupën e Botës nuk e shijova shumë, Liga e Kampionëve është diçka tjetër

03 prill 2021 | 16:33

Kylian Mbappe ka dhënë një intervistë të gjatë së fundmi për RMC dhe ka folur për disa gjëra të rëndësishme për karrierën e tij.

Sulmuesit ende i mungon një Champions League në palmaresin e tij, ndërkohë që ka arritur që të fitojë Kupën e Botës.

“Champions League ka vend shumë të rëndësishëm. Sa i përket Kupës së Botës, fakti që e kam fituar kaq herët nuk më bën ta kuptoj plotësisht domethënien e saj. Ndoshta nëse kam shansin ta fitoj në të 30-at, do të përjetoj emocione më të forta dhe do përfaqësojë diçka më të madhe për mua. Nuk vuajta për t’u bërë kampion bote, e fitova menjëherë, në pjesëmarrjen time të parë. Champions League është tjetër gjë sepse unë jam përballur me humbje e vuajtje. Është gjë tjetër”, u shpreh Mbappe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chelsea është mundur 2-5 nga West Bromwich Albion në “Stamford…