Mbappe mban primatin e golashënuesve në Ligën e Kampionëve
19 shkurt 2026
| 12:37
Në Ligën e Kampionëve, francezi Kylian Mbappe, sulmues i Real Madridit vazhdon të kryesojë tabelën e golashënuesve me 13 gola në 8 ndeshje këtë sezon, edhe pse në ndeshjen e fundit nuk ka shënuar në fitore ndaj Benficas me rezultatin 1-0.
Mbappe gjithashtu e ka vendosur një rekord në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve falë golave të tij të shumtë në këtë fazë, shkruan “Gazeta Express”
Renditja aktuale e golashënuesve në Ligën e Kampionëve:
- Kylian Mbappe – 13 gola (Real Madrid)
- Anthony Gordon – 10 gola (Newcastle United), përfshirë një përformancë me 4 gola në një ndeshje ndaj Qarabag në fazën e “play-off”-it.
- Harry Kane – 8 gola (Bayern München)
- Erling Haaland – 7 gola (Manchester City)
- Gabriel Martinelli – 6 gola (Arsenal)
- Victor Osimhen – 6 gola (Galatasaray)



