
Mbappe: Messi është lojtari me i mirë në botë
20 tetor 2021
| 12:19
Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe ka thënë se Leo Messi është lojtari me i mirë në botë.
Sulmuesi francez ka vlerësuar se është e drejtë që Messi është ekzekutues i parë i penalltive.
“Është normale, është çështje respekti, është futbollisti më i mirë në botë, është një privilegj që të luajë me ne, gjithmonë e kam thënë këtë. Nëse ka një penallti, do ta gjuajë ai dhe pikë. Në rastin e penalltisë së dytë, ma dha vetë, më tha mere përsipër, ishte fundi i lojës dhe unë e aprovova zgjedhjen e tij”, ka thënë Mbappe.
PSG-ja e mposhti të martën në mbrëmje Leipzig (3-2) dhe në këtë ndeshje Messi realizoi një gol nga penalltia, derisa Mbappe e humbi një penallti në fund të ndeshjes.