
Mbappe mungon tri javë
27 korrik 2020
| 22:42
PSG-ja jep lajmin e keq për Kylian Mbappe, ironikisht pozitiv për Atalantën, kundërshtaren e skuadrës pariziene në fazën çerekfinale të Championsit.
Talenti francez, i cili u dëmtua në kavilje në finalen e Kupës së Francës ndaj Saint Etienne, do të mungojë të paktën tri javë e për rrjedhojë nuk mund të jetë i pranishëm në sfidën e 12 gushtit ndaj bergamaskëve.
Në varësi të ecurisë së riaftësimit, do të shihet mundësia e aktivizimit të francezit në ndeshjen gjysmëfinale, gjithmonë nëse PSG-ja do të arrijë ta eliminojë Atalantën.