Mbappe: Nëse tifozët duan të fishkëllejnë, le të jetë për të gjithë e jo veç për Viniciusit
Kylian Mbappe doli përpara mediave sot si një zë i qartë udhëheqës i Real Madridit para sfidës së rëndësishme të Champions League kundër Monacos.
Në një moment të vështirë për klubin madrilen, sulmuesi francez e dërgoi një mesazh të fortë për tifozët dhe për mbështetjen ndaj skuadrës dhe shokëve të tij të ekipit.
Mbappé e filloi konferencën e shtypit duke shprehur solidaritet me familjet e viktimave të një aksidenti hekurudhor në Cordoba, duke treguar një përkushtim më të gjerë se vetëm futbollit.
Më pas, ai i është referuar atmosferës së tensionuar në Santiago Bernabeu pas rezultateve të fundit dhe kritikave të tifozëve.
Mbappé e pranoi se e kupton frustrimin e publikut kur rezultatet nuk janë të mira, por theksoi se kritikat duhet të jenë kundër gjithë skuadrës, jo kundër një lojtari të vetëm.
“Nëse do të fishkëllehet, le të jetë për të gjithë ekipin. Nuk ka kuptim ta shënjestrosh vetëm një fajtor”, tha ai.
Mes fjalëve të tij, sulmuesi i Real Madridit e mbrojti fuqishëm Vinicius Junior, i cili u bë objekt i kritikave dhe fishkëllimave të fundit nga tifozët.
Mbappé vuri në dukje se gjendja e skuadrës është rezultat i një përgjegjësie kolektive, dhe jo detyrimisht e një lojtari të vetëm, duke kërkuar një qëndrim më mbështetës nga tifozët dhe duke e nënvizuar rëndësinë e mbrojtjes së anësorit brazilian si një person dhe si lojtar.
Ky mesazh vjen pas një periudhe të trazuar për Real Madridin, ku skuadra ka kaluar rezultate të pashpresë në disa fronte, duke përfshirë presionin e tifozëve në ndeshjet e fundit të La Ligas dhe largimin e trajnerit Xabi Alonso.
Me këtë qëndrim, Mbappe dëshiron ta nxisë një unitet më të madh brenda klubit, duke theksuar se vetëm bashkë me tifozët dhe gjithë skuadrën, Real Madridi mund të ngrihet sërish nga rezultatet e fundit dhe ta rikthejë besimin në Bernabeu.



