Mbappe nuk rinovon kontratën me PSG-në   

09 prill 2021 | 13:13

“Rinovim i Mbappe dhe Neymar? Shumë shpejt do të ketë lajme që do t’iu bëjnë të lumtur”, kështu u shpreh drejtori sportiv i PSG-së menjëherë pas ndeshjes kundër Bayern Munchen.

Pavarësisht se Leonardo ka shumë besim në këtë pikë, në Spanjë kanë një version totalisht ndryshe, të paktën në lidhje me sulmuesin francez. Sipas mediave iberike, Mbappe ka njoftuar drejtuesit e PSG-së se nuk do të rinovojë kontratën e tij që i skadon më 30 qershor 2022.

Fakt është që deri më tani, Mbappe dhe agjenti i tij kanë refuzuar çdo ofertë për rinovimin e kontratës, ndërsa së fundmi kanë bërë publike dhe dëshirën e tyre, të ndryshojnë ambient. Tani topi i kalon PSG-së, ta nxjerrin në shitje ose ta mbajnë edhe për një tjetër vit, periudhë gjatë të cilës do të përpiqen ta bindin, por në këtë rast rrezikojnë shumë pasi mund ta humbasin falas.

Fakt është gjithashtu se Real Madrid qëndron në dritare, të gatshëm në çdo rast për tu paraqitur me një ofertë konkrete. Ideja e presidentit Perez është e qartë, kërkon të ndërtojë sulmin e së ardhmes, një dyshe Mbappe-Haaland.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka deklaruar se beteja e…