Mbappe për Messin: Nëse dua ta arrij, duhet të bëj edhe më shumë

23 qershor 2026 | 10:48

Kapiteni i Francës, Kylian Mbappe, ka komentuar rivalitetin me Lionel Messin, vetëm një ditë pasi ylli argjentinas vendosi një rekord të ri në Kupën e Botës.

Messi shkëlqeu në fitoren e Argjentinës ndaj Austrisë, duke realizuar dy gola dhe duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Botërorit me 18 gola.

Pas tij renditet Mbappe me 16 gola, duke e bërë edhe më interesante garën mes dy prej futbollistëve më të mëdhenj të epokës moderne për rekordet historike të këtij kompeticioni.

I pyetur për Messin, sulmuesi francez foli me admirim për arritjet e tetë herë fituesit të Topit të Artë, duke theksuar se nuk është i fokusuar te krahasimet e drejtpërdrejta.

“Jo, nuk e shikoj se çfarë bën Leo. Ai gjithmonë ka shënuar, shënon dhe do të shënojë gjithmonë. Këtë e kam thënë edhe më parë. Nëse dua ta ndjek atë që bën ai, atëherë duhet të bëj edhe më shumë”, ka deklaruar Mbappe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Influencerja Dolce ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale…