Mbappe pranon Këpucën e Artë për sezonin 2024/25

31 tetor 2025 | 16:04

Kylian Mbappe ka marrë nga MARCA, si përfaqësuese e ESM në Spanjë, trofeun prestigjioz “Këpuca e Artë”, që e shpall golashënuesin më të mirë në ligat evropiane për sezonin 2024-25.

Edhe pse sezoni nuk ishte i mirë në aspektin kolektiv, francezi pati një fund të shkëlqyer të kampionatit, ku u ngjit në renditjen e golashënuesve të Evropës dhe përfundoi mbi Viktor Gyökeres dhe Mohamed Salah, duke u shpallur golashënuesi më i mirë në Evropë me 31 gola në La Liga.

Për ta arritur këtë shifër, Mbappé i realizoi golat në 2.915 minuta të luajtura në 34 ndeshje, transmeton Gazeta Express.

Me këtë arritje, sulmuesi i Real Madridit bëhet pasardhës i Harry Kane, fitues i trofeut në sezonin 2023-24, dhe i Erling Haaland, që e fitoi në 2022-23.

Njëkohësisht, Mbappé bëhet pasardhës i Cristiano Ronaldos si fituesi i fundit i “Këpucës së Artë” me fanellën e Real Madridit, të cilën portugezi e fitoi në sezonet 2014-15, 2013-14 (së bashku me Luis Suárez) dhe 2010-11.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka ngushëlluar për vdekjen e…