Mbappe pritet të mungojë edhe ndaj Alavesit

11 dhjetor 2025 | 10:47

Pas mungesës së tij të bujshme në mbrëmjen e djeshme, ku Real Madridi u mposht 1:2 nga Manchester City në Ligën e Kampionëve, duket se problemet për Kylian Mbappe vazhdojnë.

Sulmuesi francez nuk ishte i gatshëm  luante në duelin e fortë europian, dhe situata e tij fizike mbetet shqetësuese për klubin madrilen.

Sipas informacioneve të fundit, Mbappé ende nuk është rikuperuar plotësisht dhe është dyshues edhe për ndeshjen e radhës në La Liga kundër Alaves.

Stafi mjekësor vazhdon monitorimin, ndërsa Carlo Ancelotti nuk dëshiron të rrezikojë rikthimin e tij përpara kohe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politologu Avdi Smajljaj ka vlerësuar së nën Qeverinë Kurti korrupsioni…