Mbappe sërish e konfirmon qëndrimin në PSG

18 qershor 2023 | 14:19

Kylian Mbappe, i cili po përgatitet me kombëtaren franceze për ndeshjen ndaj Greqisë, është pyetur edhe një herë për të ardhmen e tij në Paris, duke theksuar se ka vendosur të qëndrojë edhe për sezonin e ardhshëm.

Duke folur për Telefoot, ylli 24-vjeçar u pyet për vendimin e tij, ku ai u përgjigj: “E kam thënë tashmë që do të qëndroj. E kam thënë shumë kohë përpara se të ndodhte e gjithë kjo. Vendosa të luaj në Paris vetëm vitin e ardhshëm, kështu thashë. Ka shumë gjëra që ndodhin në një vit, aq më tepër në një klub si Parisi”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shifrat e përdorura nga sindikatat në diskutimet mbi këtë temë…